Qytetarët homazhe tek Kryeministria për 7-vjeçaren që u vra tragjikisht, PD mbështet protestën e thirrur nga shoqëria civile: Të dorëhiqet ministri Çuçi

40ef1715 9fa6 4a79 848d D4cc6c014d3f

Këtë mbrëmje në orën 20:00 janë ndezur qirinj tek Kryeministria si homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një gomone, në plazh.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në plazhit e Potamit, tronditi mbarë opinionin publik. Shoqëria civile ka bërë thirrje për protestë para Ministrisë së Brendshme, ndërsa theksojnë se do të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nanos dhe ministres Kumbaro.

Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe Partia Demokratike.

A363a293 0767 4a46 8af7 Afa8f1a682db

 

Reagimi : 

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës  me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve,  me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

__

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që  ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×