
Vetëm 9 ditë para tragjedisë në Himarë ku një 7-vjeçare u vra nga skafi që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase, kryeministri Edi Rama i bënte publicitet plazheve publike në Himarë.
Por ndryshe nga sa publikohej, me sa duket siguria në plazhet e Himarës lë për të dëshiruar dhe dëshmia më e fortë është tragjedia e ndodhur dje që ka tronditur të madh e të vogël.
“😍Këtë sezon pastërtie shembullore në vijën bregdetare, janë garantuar më në fund edhe hapësirat e plazheve publike🤷🏻♂️
Ky është një nga plazhet publike të Himarës, i cili administrohet e mirëmbahet nga bashkia pa asnjë pagesë për turistët👏
#TëBashkuarJoTëNdarë🤝
#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃♀️🏃🏻♂️”, shkruante Rama më 24 korrik teksa publikonte dhe fotot e plazhit.