Albana Vokshi nuk mungon pothuajse asnjë të enjte në Parlament. E natyrisht që deputetja e PD-së, vijon me “rutinën” e saj. Veçmas gjithë punëve dhe angazhimeve të saj, ajo duket se ka dhe një “detyrë” tjetër.

Vokshi thuajse gjithnjë është ajo që pret ish-Kryeministrin Sali Berisha. Dhe itinerari i tyre është i njëjtë: deputetja e pret që në oborrin e selisë, e shoqëron deri te shkallët, e më pas brenda në sallë. Kujtojmë se Albana Vokshi është ndër deputetet e para të selisë blu që iu bashkua Komisionit të Rithemelimit dhe që atëherë, ajo nuk ndahet në asnjë dalje publike nga ish-Kryeministri Berisha.
Por, këtë herë ajo që na tërhoqi vëmendjen (krahas shoqërimit të Berishës) është fustani i saj. Duhet thënë se kjo është një nga veshjet që deputetja e Partisë Demokratike më së shumti e ka veshur. Mjafton të shfletojmë disa foto të saj nga javët e mëparshme dhe do ta shikoni të njëjtin fustan, në disa të enjte.

and then