
45-vjeçari, Sajmir Kushova është arrestuar nga policia e Vlorës, për ngjarjen e rëndë e ndodhur ditën e djeshme, ku humbi jetën 29-vjeçarja angleze Rebecca Gannon.
Sipas policisë 45-vjeçari e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes në grupin e tij të punës, dhe nuk i ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Vapori i mbytur’.
Njoftimi:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë ekspeditës së zhytjes, me përgjegjës këtë shtetas, është mbytur shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.
Arena e Lajmit