Meta s’i kursen kritikat për Ramën: Nëse do kishte drejtësi do të ishte në burg ose tek spitali nr.5, por…

Ilir Meta

I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme zhvilluar për mediat.

Meta u shpreh se nëse do të kishte drejtësi kryeministri Edi Rama do të duhej të ishte në burg ose në dhomën 4, tek spitali numër 5., duke shtuar se edhe aty me policë tek dera dhe mjek tek koka.

Po ashtu gjatë fjalës së tij Meta theksoi se shumë shpejt kryeministri Edi Rama do ta mësojë së kush është populli i Shqipërisë.

“Rama do ta mësojë shumë mirë dhe shumë shpejt se kush është populli i Shqipërisë. Do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë. Ky është një premtim”, tha më tej Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×