Zinedin Zidan ka mbushur 50 vjeç dhe në këtë përvjetor, “Zizu” nëpërmjet prestigjiozes franceze “L’Equipe” ka folur pa doreza ku nuk i ka mbyllur dyert e një mundësie për të trajnuar PSG-në dhe kombëtares franceze, gjithashtu ka dhënë dhe një koment për ngjarjen në Botërorin e 2006 ku goditi me kokë në finale ish-mbrojtësin e Italisë, Marko Materaci:

PSG – “Kurrë mos thuaj kurrë, sidomos kur je trajner në ditët e sotme. Por kjo nuk është një çështje aktuale. Si lojtar kam pasur mundësinë të zgjedh pak a shumë të gjitha klubet. Si trajner nuk ka 50 klube ku mund të shkoj. Ka 2-3 mundësi. Ky është realiteti i fakteve. Një trajner ka shumë më pak zgjedhje se një lojtar. Dhe nëse kthehem në një klub, e bëj për të fituar. Dhe këtë e them me modesti. Pastaj ka arsye të tjera pse nuk mund të shkoj kudo.”
Franca – “Dua të stërvis kombëtaren e Francës. Shpresoj që një ditë të ndodhë. Kam qenë pjesë si futbollist edhe është gjëja më e bukur që mund të ndodhë.”
Episodi me Materacin – “Materaci nuk ka thënë asgjë për mamanë time. Është thënë shpesh që ai më ka ofenduar nga mamaja, por nuk është e vërtetë. Ai më ofendoi nga motra, që për mua në ato momente ishte si mamaja ime. Në një futboll shpesh ofendojmë njëri-tjetrin, ndonjëherë keq, por ti nuk reagon. Aty, atë ditë, ndodhi ajo që ndodhi. Filloi duke folur për motrën time. Në një sekondë u largova, ndonjëherë në ato momente bën diçka që nuk është e drejtë.”, përfundoi Zidan.
– Arena e Lajmit
Loading…
and then