Vjedhja dhe publikimi i të dhënave, flet eksperti: Shteti ka detyrë të tregojë se çfarë është hakuar dhe nga ku, si është e mundur që…

454545445

Lidhur me publikimin e të dhënave nga hakerat prej disa prej sistemeve në vendin tonë, Besmir Semanaj, ekspert në fushën e informacionit dhe të sigurisë, thotë se qeveria ka për detyrë që të informojë qytetarët se çfarë e dhëne u është vjedhur.

Ai shpreh çudinë sesi është e mundur që hakerat kanë punuar për rreth 12 muaj në këto sisteme, dhe nga ana e institucione nuk është kuptuar asgjë.

“Nuk kemi e-mail të muajve të fundit, pra kur hakerat kanë marrë informacionet nga sistemet që kanë dëshiruar, kanë nisur t’i sulmojnë. Faza tjetër e hakerave është dezinformimi. Grabitja e informacioneve dhe nxjerrja në shitje, në këtë rast nuk është i vërtetë. Informacioni del një herë në javë për të mbajtur situatën të karikuar dhe deklaratat politike në vend i ndihmuan, kur u tha se asnjë e dhënë nuk është marrë dhe nuk rrezikojmë. Dezinformim total nga të gjithë institucionet, më shumë sesa hakerat. Vendimi për mospublikim, metoda e strucit. Duhet të kemi të qartë se te grupi i Telegram kemi mijëra shqiptarë që i shkarkojnë këto informacione, pra kjo nuk është një zgjidhje.

Do ishte më mirë t’i tregohej shqiptarëve se çfarë është marrë… nuk dua të aludoj çfarë është marrë por garantoj se institucionet shqiptare e dinë në detaj sesa është marr dhe nga është marrë.

Si ka mundësi që hakerat kanë qëndruar në sistem për 12 muaj dhe nuk janë kuptuar?!

Serveri u hakua sepse kishte një mangësi, dhe që ishte publik, nuk është rregulluar. Kush mbante përgjegjësi për rregullimin e tij? Si ka mundësi që nuk kemi një mbledhje të këshillit të sigurisë?!

Bazuar dhe në ligjet e BE, çdo qytetar që i janë publikuar të dhënat, qeveria ka për detyrë ta njoftojë, sepse ne nuk e dimë sot se çfarë mund të na jenë marrë?!

Nëse institucionet dëshirojnë mund ta bëjnë publike, e kanë detyrim të tregojnë sasinë e informacioneve në të cilat është ndërhyrë”, tha ai.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×