Aksident në Itali, makina përplaset me murin, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

Itali Ambulance

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e kaluar në Itali. Viktima Xhemal Letija 21 vjeç, humbi jetën në një aksident në Besozzo (Varese) pasi makina e tij u përplas me murin rreth orës 01:30 të mëngjesit.

Disa banorë të zonës, të alarmuar nga zhurma e madhe, u larguan nga shtëpia me frikën se diçka e keqe kishte ndodhur. Është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e një ambulance. Por për fat të keq, i riu nuk ia ka dalë duke humbur jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë.

Dinamika e aksidentit mbetet ende për t’u sqaruar. Për momentin nuk ka asnjë provë për përfshirjen e automjeteve të tjera që në një farë mënyre mund të kishin përcaktuar aksidentin fatal. Hipotezat më të mundshme që po shqyrtohen nga policia janë përgjumja ose ndoshta përpjekja për të shmangur një kafshë në rrugë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×