Barcelona e riktheu në skuadër, klubi i Serisë A vendos Manajn si objektivin kryesor për sulmin

Salernitana arriti të siguronte mbijetesën në Serinë A në mënyrë surprizuese duke e arritur atë në javët e fundit pas një forme impresionuese që treguan në fazën e dytë. Klubi italian po përgatitet kështu për sezonin e ardhshëm ku reparti në të cilin po planifikohet të ndërhyhet më shumë është sulmi, me sulmuesin e Kombëtares, Rei Manaj i cili mendohet të jetë një nga zgjedhjet.

manaj

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, Salernitana kishte këmbëngulur për transferimin e sulmuesit të Kaljarit, Zhoao Pedro , por vështirësitë që po has në këtë marrëveshje e kanë detyruar të shikojë për alternativat, me Manaj që duket në krye të listës.

25-vjeçari u rikthye te Barcelona pas huazimit te Specia ku duhet ende të kuptojë ende rolin që trajneri Çavi ka parashikuar për të ne sezonin e ardhshëm dhe më pas të vendos për qëndrimin në Spanjë apo në të kundërtën për një rikthim në Serinë A.

Arena e Lajmit


Loading…

Barcelona e riktheu në skuadër, klubi i Serisë A vendos Manajn si objektivin kryesor për sulmin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook