E pranon dhe vetë presidenti i Empolit, Asllani është lojtar i Interit: Do të jetë emocionuese kur të luajë në Champions

Zyrtarizimii mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, te Interi është vetëm çështje ditësh dhe këtë gjë e ka pranuar dhe vetë presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, i cili shprehet se i vjen keq për largimin e tij.

asllani

“Përpara disa ditësh u takova me babain e Kristjanit. Lumturia në sytë e tij ishte e dukshme. Por përsëri më vjen keq që largohet nga realiteti ynë, kur ai ka qenë këtu që nga mosha 8-vjeçare. Ne u ndamë me emocione, tani ai do të tregojë se sa vlen për Interin. do të jetë emocionuese ta shikojë teksa luan në Champions”, ishin fjalët e Korsit për “Radio Sportiva”.

Shifrat e transferimit të shqiptarit drejt zikaltërve ende nuk dihen, por priten të zbulohen pas zyrtarizimit, që besohet të vijë në fillimin e muajit korrik.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×