PAMJET/ Zjarr i madh në Patos, flakët po përparojnë me shpejtësi, banorët në alarm

Zjarr

Zjarr i madh në kodrat e Margëlliçit në Patos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe, ndërsa kjo është një zonë e kultivuar me ullinj.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se Margëlliçi është zonë e banuar, ndërkohë që zjarri po përparon me shpejtësi edhe falë erës.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikës të reparteve Patos, Roskovec e Albpetrol.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×