ZYRTARE/ Aventurë e re për mbrojtësin shqiptar, transferohet te klubi më i vjetër në botë

Geraldo Bajrami transferohet zyrtarisht te skuadra e Nots Kauntit.

GERALDO BAJRAMI

Mbrojtësi i Kombëtares U-21, do të vijojë një aventurë në karrierën te skuadra e cila militon në National League, ose ndryshe në kategorinë e pestë për nga rëndësia në Angli.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike 22-vjeçari kuqezi, i cili ka publikuar një foto në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke shkruar: “Në pritje të një sfide të re”.

Më parë Geraldo Bajrami ka mbajtur veshur gjithashtu edhe fanellat e Birmingamit, Solihullit dhe së fundmi të Kiderminster.

Vlen të theksohet se Nots Kaunti është klubi më i vjetër në botë i themeluar më 25 nëntor 1862, me një histori 160-vjeçare.

View this post on Instagram

A post shared by Geraldo Bajrami (@geraldobajrami)

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×