Milani duhet të bëjë një zgjedhje, ylli i skuadrës refuzon ofertën e rinovimit dhe i vendos kushte kuqezinjve

Rinovimi i Rafael Leaos me Milanin mbetet ende një ccështje e cila pret të marrë zgjidhje, me klubin që është duke punuar për arritjen e marrëveshjes me portugezin, i cili duket se i ka vendosur kuqezinjtë në pozita të vështira me shifrat që ka kërkuar për të hedhur firmën në kontratën e re.

LEAO

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë i janë drejtuar agjentit të 23 vjeçarit me një propozim të ri për një kontratë 4-vjeçare me një rritje page nga 1.5 milionë që futbollisti përfiton aktualisht në 4.5 milionë, ofertë që është refuzuar nga përfaqësuesi i futbollistit Zhorzh Mendes që i ka kërkuar Milanit një pagë 6 milionë euro.

Presidenti i “Djallit”, Paolo Skaroni pak kohë më parë deklaroi se klubi do të zbatonte një politikë ku pagat e lojtarëve do të mbehesh në kontrollë duke tentuar të mos kalonin limitin e 5 milionëve në vitet në vijim, por rëndësia e lojtarit në skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli mund ta bind numrin një të klubit të bëj një hap pas dhe të kënaqë pretendimet e Leaos për të arritur rinovimin me talentin portugez.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×