Revolucion te Junajtid, trajneri i ri nxjerr në shitje një repart të tërë

Mançester Junajtidi dëshiron të shesë 5 lojtarë në merkaton e kësaj vere për të financuar blerjet. Sipas “Manchester Evening News” emrat që trajneri Ten Hag dëshiron të largojë vijnë nga mbrojtja e mbingarkuar: Fill Xhons, Erik Beili, Brendon Uilliams, Aksel Tuanzebe dhe Aron Uan-Bisaka.

MANCESTER JUNAJTID 1

Trajneri i ri holandez po përpiqet të transferojë dy talentet e ish-skuadrës së tij, mbrojtësin Timber dhe sulmuesin brazilian Antoni. Ndërsa për mesfushën, objektivi kryesor është një tjetër ish-lojtar i Ajaksit, Frenki de Jong.

Junajtid kërkon një qendërmbrojtës të ri për të rivalizuar me Meguajërin dhe Varanin për vendin e titullarit. Ajaksi refuzoi një ofertë 30 milionë paund për Timberin javën e shkuar. Alternativa janë Lisandro Martinez, po i Ajaksit dhe Pau Torres i Vijarealit.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×