Flamurtari ka bërë një goditje këtë merkato, duke afruar mbrojtësin e djathtë të Kastriotit, Sokol Neziri.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi vlonjat me anë të një komunikimi në faqet zyrtare, ku 26-vjeçari shfaqet i veshur me fanellën e Flamurtarit.
Kapiteni i Kastriotit u largua këtë verë nga krutanët, me klubin vlonjat që arriti të bindte lojtarin për të firmosur, i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë, për të ndihmuar Flamurtarin të arrijë objektivin “Superiore”.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit

Loading…