Digjet një furgon në Korçë, dyshohet e qëllimshme, detajet e para

Furgoni Korce

KORÇË

Një automjet furgon është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen nr. 17, ku ka rënë zjarr në mjetin tip furgon në pronësi të shtetasit Renato Torollari, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi se furgoni ishte për transport udhëtarësh i firmës “Morava 93”. Pronari deklaron se nuk ka pasur ndonjë konflikt/problem.

Ai thotë se mund t’ia kenë djegur për shkak të konkurrencës.

Nga ana e policisë janë sekuestruar kamerat e sigurisë, teksa sipas grupit hetimor një person shihet teksa afrohet dhe vijon puna për identifikimin e tij.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×