EMRAT/ Iu sekuestrohet drogë dhe arsenal municionesh, pranga çiftit të bashkëshortëve dhe djalit të tyre

Policia E Elbasanit 1 696x522 600x450

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, ndërsa në pranga janë vënë një çift bashkëshortes dhe djali i tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit Ilir, Marjana dhe Dejvi Çoniku.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “Relatives”, nga Seksioni kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Elbasan.

Ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, vihen në pranga një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre.

Sekuestrohen 5 kg kanabis dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë operative, nga Seksioni kundër Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në DVP Elbasan, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Relatives”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. Ç., 46 vjeç, M. Ç., 41 vjeçe (bashkëshortë) dhe shtetasi D. Ç., 23 vjeç (djali i tyre).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë kontrollit në dy banesa në përdorim nga kjo familje, në Gramsh, janë gjetur dhe sekuestruar 5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se janë prodhuar dhe përgatitur për shitje nga 23-vjeçari dhe prindërit e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të dy banesave u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një sasi municioni luftarak.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×