Hodhi dyshime mbi ish-kryetarin e bashkisë për djegien e makinës, reagon deputeti i PD pas dëshmisë së 27-vjeçares: Sapo të kthehem në Shqipëri…

Deizi Arapi - Bledion Nallbati

Pas shkrumbimit të makinës së saj për të dytën herë, 27-vjeçarja Deizi Arapi në dëshminë e saj në polici ka përmendur 10 persona tek të cilët dyshon pasi sipas saj ka pasur konflikte të mëparshme.

Mes tyre, ajo ka përmendur edhe emrin e ish-kryebashkiakut Bledion Nallbatin, teksa thotë se më këtë të fundit pas pasur një debat verbal pasi nëna e saj ishte pushuar nga puna.

Por Nallbati pas akuzave të ngritura nga Arapi ka reaguar nëpërmjet një komunikimit me telefon pasi aktualisht ndodhet jashtë shtetit, sipas tij nuk është e vërtetë ajo çfarë ka thënë Arapi pasi nuk kanë pasur asnjë konflikt qysh kur drejtonte bashkinë.

Ai tha se kanë pasur vetëm një konflikt në atë kohë dhe nuk e di pse po i ngre këto akuza pikërisht tani. Nallbati nuk sqaron detaje të tjera por bën të ditur se do ngrejë padi kundrejt Arapit menjëherë pasi të kthehet.

 

 

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×