U lodhën nga pritja, Juventusi braktis Di Marian dhe synon argjentinasin tjetër të PSG-së

Pista “Di Maria” sfumon, ndoshta përfun dimisht, të paktën siç raporton “Gazzetta dello Sport”. Edhe pse Juventusi kishte marrë garanci nga menaxherët e tij se brenda fundjavës Angeli do të jepte përgjigjen përfundimtare mbi ofertën e bërë nga bardhezinjtë (7.5 milionë euro neto për 1 vit), mbrëmjen e djeshme duket se dikush në Torino është lodhur së luturi sulmuesin 34- vjeçar argjentinas dhe mbase ka thyer përfundimisht edhe ëndrrën e trajnerit Masimiliano Alegri për ta pasur në skuadër.

DI MARIA 1

Pa dyshim që zyrtarisht nuk ka asnjë reagim nga asnjëra prej palëve konkrete, por prestigjiozja italiane garanton se mosrespekti i treguar nga Di Maria, pas më shumë se një muaji kontakte dhe ripërmirësimi oferte për të, nga ana e “El Fideos” nuk ka ardhur qoftë edhe një sinjal interesimi mbi atë çfarë i ofronin.

Gjithsesi, Juventusi nuk është se është strukur në një cep dhe ka nisur të qajë, përkundrazi, mëngjesin e djeshëm kishte reaguar fuqishëm, duke hapur me leje të PSG-së një tratativë serioze për mikun më të ngushtë te PSG-ja, por edhe jashtë fushës së Di Marias, Leandro Paredesit.

Ky nuk është një emër i ri në radhët e bardhezinjve, pasi ata e kanë kërkuar ndër vite. Edhe Paredes është një dëshirë e Alegrit, pasi mendon se me Pogbanë dhe Lokatelin do të plotësonin njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha në Paris duan ta sakrifikojnë për të ulur humbjet e mëdha. Edhe vetë lojtari ka dhënë OKin për bisedimet, por i vetmi ngërç është rroga. Leandro përfiton 6 milionë euro neto në klubin e Al-Khelaifit, me bardhezinjtë që i kërkojnë të ulen në 5 milionë. Gjithsesi, bisedimet sapo kanë nisur…

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×