“Ergys Dashit i thanë të largohej pasi i ekzekutuan bosin, por nuk pranoi”, Artan Hoxha: Për një vrasje në Ekuador mjaftonin 500 dollarë

Artan Hoxha 1 780x405

Gazetari Artan Hoxha ka treguar eksperiencën e tij gjatë udhëtimit që ka realizuar në Ekuador. Gjatë udhëtimit ai është ndalur edhe në lokalin ku është ekzekutuar shqiptari Ergys Dashi 8 muaj më parë në Guayaquil.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha deklaroi se Dashi u ekzekutua pasi ai shihej si kërcënim.

“Ergys Dashi ishte përfshirë për shkak të trafikut me BE, me një nga bandat kriminale në Guajakil, madje ishte bërë kumbari i fëmijës së tij. Në momentin që bosi ishte ekzekutuar, shqiptarët e tjerë i kishin thënë që të largohej për shkak se ishte në rrezik, ai jo vetëm nuk u largua por tregoi një lloj besnikërie ndaj bosit lokal, u pa dhe ai si kërcënim dhe u kërcënua”, tha Hoxha.

Ndër të tjera, Hoxha ka treguar se pagesat për një vrasje në Guayaquil varionin nga 100 deri në 500 dollarë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×