Dështon sërish gjyqi për vrasjen e Xhuvanit/ Ish-efektivi Paplekaj mungon në seancë, avokati zbulon përgjigjen e Policisë së Burgjeve: S’kemi kapacitete që ta shoqërojmë!

Arber Paplekaj

Shtyhet sërish seanca në ngarkim të Arbër Paplekës, dy ish-drejtorëve të policisë Nikollaq  Palla, Albert Nushi dhe 6 efektivëve të policisë ”Shqiponja”.

Gazetari Fatmir Popja raporton për BalkanWeb se seanca është shtyrë për shkak të mosshoqërimit të Paplekës në seancë nga policia e burgjeve.

Sipas kësaj të fundit është thënë se nuk kanë kapacitete për ta shoqëruar atë në seancë, edhe pse Papleka ka dashur të jetë i pranishëm, sipas deklaratës së avokatit të tij, Marash Nartinaj.

“Jo s’kemi një arsye tonën. Është një arsye që nuk varet nga ne. Trupa e shoqërimit nuk e ka shoqëruar Paplekajn sot në seancë. Ai donte të ishte. Sipas tyre në e-mail, në njoftimin për gjykatën kështu ishte”, u tha avokati i tij gazetarëve në një prononcim pas gjyqit ku u pyet për arsyen e dhënë nga Policia e Burgjeve.

Sakaq, seanca e radhës pritet të zhvillohet ditën e premte.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×