E rëndë në Sarandë, digjet baraka me 57-vjeçarin brenda, i plagosuri niset me urgjencë drejt Traumës

Logooooooooooo

Një zjarr ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në Çukë, bashkia Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte. Brenda saj ndodhej edhe një person, qe mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qene djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin i identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57 vjeçarit është e rëndë. Ndërsa do të transportohet me ambulancë në spitalin e traumës nê Tiranë. Zjarrfiksja dhe policia në vendngjarje.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×