Është përfolur se është “single”, por Masimiliano Alegri është kapur mat në Sardenja, ku edhe po kalon pushimet verore.

Trajneri i Juventusit është fotografuar nga “fanpage.it” në shoqërinë e një gruaje misterioze, të cilët po pushojnë në një resort prestigjioz në Santa Margerita di Pula.

Ende nuk dihet identiteti i gruas që po shoqëron trajnerin e “Zonjës së Vjetër” dhe roli i saj në jetën e Alegrit. Në vjeshtën e kaluar Alegri i dha fund lidhjes katërvjeçare të dashurisë me Ambran dhe shkak thuhet se u bë një tradhti nga ana e trajnerit juventin.
Arena e Lajmit
Loading…
and then