I iku policisë dhe braktisi mjetin me refugjatë në Gjirokastër, si ra në pranga pas 4 muajsh kërkime DJ Cherry

Dj Cherry

Zbardhet identiteti i plotë i 38-vjeçarit të arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet të jetë autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për Ardian Kolën, i njohur për publikun si Dj Cherry-n.

Sipas burimeve zyrtare 38-vjeçari më datë 19 qershor në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Pas kërkimeve, në bashkëpunim me komisariatin nr.2 në Tiranë, u bë e mundur arrestimi i Kolës në kryeqytet, për llogari të policinë e Gjirokastrës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×