“Do ia dalim të rikthehemi në Superiore”, Klodian Duro komenton aventurën e re te Lushnja: Edhe Roma nuk u ndërtua për një ditë

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro ka nisur zyrtarisht aventurën e tij të re tek skuadra e Lushnjes. 44-vjeçari rikthehet kështu në drejtimin e një skuadre pas eksperiencave të shkuara te Kukësi, Luftëtari dhe Feronikeli.

67567567777

Tekniku i ri i myzeqarëve ka publikuar një status në “Facebook” ku tregon emocionet për këtë aventurë të re me objektivin sipas tij për të rikthyer Lushnjen në Kategorinë Superiore.

“Faleminderit kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa dhe zotit Taulant Balla që më besuan drejtimin dhe vazhdimin e këtij projekti për krijimin e një klubi profesionist dhe për te rikthyer Lushnjen atje ku i takon, në Superiore.

Ftoj të gjithë bizneset, tifozët, qytetarët dhe çunat e Lushnjes t’i bashkohen dhe të mbështesin skuadrës në këtë projekt ambicioz që fillon nga ekipet zinxhir të akademisë së fëmijëve deri te ekipi A.

Roma nuk u ndërtua për një ditë, por me shumë punë dita ditës.

Dhe ne të bashkuar dhe me shumë punë do ia dalim të rikthejmë Lushnjen në Superiore për të mirën e gjithë fëmijëve, qytetarëve dhe tifozëve lushnjarë.

Nga nesër vetëm punë, forca Lushnja.”, u shpreh Duro.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×