“Duhet të japim besimin se po luftojmë për të drejtat e qytetarëve”, Ilir Meta vendos kufij: Kusht për koalicionet e së ardhmes është vetëm…

Meta

Në takim me strukturat e partisë në Vlorë, Ilir Meta ka zbuluar se cilat do të jenë kushtet për krijimin e një koalicioni në të ardhmen.
Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se kush për koalicion është referendumi dhe jo pazaret.

“Vendi është përballë një rreziku, nëse ikin edhe 100-200 mijë shqiptarë do të jetë fatale, që ndalohet kjo duhet të japim besimin se po luftojmë për këta njerëz dhe angazhimi për referendum synon pikërisht këtë. Rivendosje e kontrollit të popullit.

Populli e vendosi me referendum në 28 nëntorin e ‘98 por praktikisht ata kanë bërë çdo përpjekje që të kemi një ligj që pamundëson referendumin.

Ky është angazhimi ynë i parë në çdo angazhim e koalicion në të ardhmen. kushti jonë nuk është marrim kaq apo aq bashki. Kushti ynë është koalicion me ne baraz me referedum”, u shpreh Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook