
Ndoshta emri i saj nuk është ndeshur shpesh në foltoren e Parlamentit, por jashtë kësaj godine, deputetja e Dibrës ka spikatur shpesh me stilin e saj të veçantë. Si fillim duhet thënë se Aurora Mara, deputetja 43-vjeçare, me origjinë nga Burreli dhe e zgjedhur në Dibër, ka një karrierë në Parlament pak më ndryshe se të tjerët.
Pasi mori mandatin e lënë nga një deputet i LSI, kur ata së bashku me demokratët i dogjën në 2017, papritur e pamë në këto zgjedhje të rreshtuar me socialistët. Mara arriti të marrë një rekord votash preferenciale, por përsëri në Parlament vijon të jetë e heshtur dhe jo aktive, njësoj si më parë. Ndërkohë për veshjet e saj kemi folur edhe herë të tjera.
Këtë herë, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë atë në kafe, me koleget. Ashtu si shihet edhe nga shkrepja, Mara duket e relaksuar, teksa konsumon edhe cigare, duke e shijuar kështu kafen ashtu si duhet.