Meta pyet Ramën: Sa është kostoja e Portit të ri të Durrësit, fond nga buxheti apo borxh 2 mld euro?

Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që t’i përgjigjet disa pyetjeve sa i takon çështjes për projektin e portit të ri të Durrësit.

Në një konferencë për mediat, Meta pohoi se nëse është marrë statusi i investitorit strategjik, cila është kompania dhe sa do të jetë shuma nga buxheti i shtetit, apo do të merret borxh?

“Përsme Vasilit i ka bërë për dijeni, thirrje kryeministrit Edi Rama që të japin përgjigje brenda afateve për të gjitha këto pyetje. A është dhënë statusi i investitorit strategji? Nëse po, cilës kompani? A parashikohet si në rastin e inceneratorëve, që prona publike të lihet kolateral nga kompanitë e huaja? Cila është kosto e portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të portit? Ndërtimi i portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të buxhetit apo do të kërkohet një tjetër borxh prej 2 mld eurosh meqë nuk na mjaftojnë aq borxhe sa kemi. Cili është qëndrimi i BE për këtë projekt dhe a e cenon marrëveshjen e stabilizim asociimit. Të gjitha këto pyetje dhe shumë pyetje duhet të marrin përgjigje brenda kohës së duhur.”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×