FOTO/ Rita Ora larg shkëlqimit të evenimenteve, këngëtarja shfaqet pa grim në rrugët e Londrës

fhj

Së fundmi ajo është kthyer në Britani të Madhe pas një udhëtimi në Zelandën e Re.

Rita Ora është parë së fundmi teksa ka dalë nga një palestër në Londër pas stërvitjes së saj në mëngjes.

31 vjeçarja, mban të përditësuar 16.1 milionë ndjekësit e saj në Instagram pothuajse çdo ditq  në rrugëtimin e saj të fitnesit. Këngëtarja kishte veshur një palë streçe ngjyrë ngjyrë vishnje të ngushta të kombinuar me një xhiboks të zi me zinxhir dhe atlete sportvie ngjyrë portokalli.

Rita e cila u shfaq pa make u, kishte vendosur një palë syze dielli dhe flokët e mbledhura topuz.

Gjatë fundjavës Rita ngriti temperaturat me një mori fotografish të postuara në Instagram të dielën nga Harley Street në Londër.

Këngëtarja, 31 vjeçe, u shfaq me një xhaketë të prerë në mes,që kishte një jakë të madhe dhe një dizajn me dy ngjyra kafe dhe gri.

Duke vazhduar look-un e saj me një fund maxi xhins të larë me acid dhe një palë syze dielli futuristike, ajo pozoti me gjuhën jashtë. Këngëtarja e Anyëhere ngriti fundin e saj për të zbuluar një palë çizme të pasqyruara verbuese deri tek gjuri me lidhëse të bardha , ndërsa mbante një çantë dore që përputhet.

Në mbishkrimin e saj, ajo shkroi: ‘Gëzuar këdo që më pa të bëj këtë foto në këto rrugë të Londrës në këtë mëngjes të bukur të së dielës. Pyes veten se ku po shkoj?’Rita dukej e pabesueshme e veshur me një mini fustan të zi, i cili kishte një detaj bikini në pjesën e përparme të premten.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×