
Policia e Klosit ka dhënë detaje lidhur me gabitjen e ndodhur në fshatin Dom në Klos
Njoftimi
Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.