Ka luajtur për Dinamon e Partizanin, ish-mesfushori i Kombëtares bëhet ndihmës trajner në skuadrën e njohur franceze

Klubi i njohur francez, Nis, ka prezantuar trajnerin e ri të saj, Lusien Favre, me zviceranin që merr dhe njëherë drejtimin e skuadrës, pas largimit të Kristofer Galtier.

favre-arjan peco

Pjesë e stafit teknik të Favresë do të jetë edhe ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Arjan Peço, i cili ka luajtur edhe për Dinamon e Partizanin në Superiore.

47-vjeçari ka punuar si teknik i skuadrave të moshave të Bazelit, nga U-17 e deri te U-21, ndërsa tani ka nisur një aventurë të re në Francë si ndihmës trajner te 4 herë kampionët e Francës.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×