Barcelona duket se ka hequr dorë nga shërbimet e Matijas De Ligt, me trajnerin Çavi Hernandez që duket se nuk ka ndërmend të harxhojë 100 milionë euro për holandezin.
Kjo shumë duket shumë e lartë për katalanasit, të cilët tashmë do t’i hedhin sytë në ndonjë mbrojtës tjetër.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, Barcelona tashmë do të fillojë bisedimet me Kulibalinë e Napolit dhe Kunden e Sevijas.
Nga ana tjetër, De Ligt duket se do të largohet dhe klubi që është në “pole-position” për të siguruar shërbimet e holandezit duket se është Çelsi.
Arena e Lajmit

Loading…