Shoferi humb kontrollin, trajleri del nga rruga në aksin Librazhd-Elbasan dhe kthehet kryq në rrugë, paralizohet qarkullimi (Video)

Aksidenti Elbasan

Një automjet i tonazhit të rëndë ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë është përfshirë në një aksident të frikshëm. Aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Burime jo zyrtare për BalkanWeb bënë me dije se nuk ka persona të dëmtuar,ndërsa qarkullimi është paralizuar prej një kohe te gjate.

Raportohet se bllokimi ka krijuar një radhë të gjatë makinash në pritje, që shkon deri në 4 kilometra.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×