Transport dhe shitje narkotikësh/ Iu gjet në makinë 20 kilogramë kokainë me vlerë 4 mln euro, arrestohet shqiptari në Itali

Policia Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili kryente transportimin e lëndëve narkotike.

Shqiptari është zbuluar pasi pas një kontrolli rutinë, efektivët vunë re shenja nervozizmi dhe përgjigjet për pyetjet e policëve nuk ishin konsistente, gjë që i shtyu të bënin një kontrolle dhe më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit u zbulua se bagazhi ishte përshtatur me një fund të dyfishtë me sistem hapjeje me telekomandë, brenda të cilit ishin fshehur 20 kilogramë kokainës.
Sasia e drogës sipas çmimit të tregut kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×