Broja përkrah emrave më të kërkuar në merkato, sheikët gati të bëjnë blerje te bujshme

Armando Broja është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere. Një listë e gjatë klubesh të rëndësishme Europiane, janë vënë pas talentit shqiptar, teksa kërkojnë me çdo kusht që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit, që realizoi një sezon të shkëlqyer me Sauthemtonin në Premier Ligë.

broja-isak-luin-skamaka-ekitike

Njukastëll është një nga klubet që ka shfaqur interes të vazhdueshëm për Brojën. Me ardhjen e presidentëve sheikë në krye, financat te bardheblutë janë të shëndosha, teksa drejtuesit kanë piketuar edhe goditje të bujshme në këtë merkato.

Në listën e këtyre goditjeve, është piketuar edhe Armando Broja. Shqiptari është rreshtuar në krah të Aleksandër Isak, Xhanluka Skamaka dhe Dominik Kalver-Ljuin, si opsione të mundshme për repartin ofensiv. Në ditët në vijim pritet të mësohet me mjaft kuriozitet se cila do të jetë e ardhmja e Brojës.

Arena e Lajmit

 


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×