I prenë rrugën me makinë dhe u përplasën fizikisht, Indrit Beqiraj u rrëmbye nga disa persona të paidentifikuar, ja pista kryesore ku po heton policia

640 0 1657982738xpolicia 10 770x417 1 738

Indrit Beqiraj është marrë peng në autostradën Durrës-Tiranë.

Gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur teksa po udhëtonte me motor me vëllanë e tij G.Beqiraj.

Një mjet u ka prerë rrugën dhe më pas janë përplasur me Indrit Beqirajn dhe vëllain e tij të cilët po udhëtonin me motor duke bërë që mjeti i tyre të dalë nga rruga.

Dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht teksa më vonë në vendngjarje janë bashkuar edhe persona të tjerë që kanë dhunuar fizikisht Indrit Beqiraj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës. Pista kryesore ku po heton policia është heqja e paligjshme e lirisë dhe dyshohet se këta persona mund të kenë pasur konflikt më parë.

Në bazë të dëshmisë së Indrit Beqiriaj dhe vëllanë të tij është referuar si konflikt i çastit.  Ndërkohë për rreth dy orë Indrit Beqiraj ëshë lënë i lirë nga pengmarrja.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×