Një ”mik” i paftuar në atmosferën e dy ekzoplaneteve

4a52eaed215bc7db587317138cd96d8a

Ka një ”mysafir” të paftuar në atmosferën e dy ekzoplaneteve, që rrotullohen rreth yjeve të tjerë, përveç Diellit.

Ai është bariumi, një element shumë i rëndë për t’u gjetur në pjesën e sipërme të atmosferës, atje ku edhe u identifikua.
Zbulimi, i botuar në revistën ”Astronomy & Astrophysics”, u bë falë Teleskopit Shumë të Madh (VLT) të Observatorit Jugor Evropian (ESO), në Kili, dhe ngre shumë pyetje në lidhje me karakteristikat e këtyre botëve aliene.

Studiuesit nuk e kanë kuptuar ende se cilat fenomene natyrore mund të shpjegojnë praninë e një elementi të rëndë si bariumi në atmosferë.
Dy planetët protagonistë të zbulimit, WASP-76 b dhe WASP-121 b, kanë karakteristika shumë të veçanta. Ata janë dy gjigantë gazi të ngjashëm në madhësi me ato të Jupiterit, por super të nxehtë, deri në 1 000 gradë Celsius.

Megjithatë, edhe me këto premisa, studiuesit u befasuan shumë kur gjetën barium, i cili është 2,5 herë më i rëndë se hekuri.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×