Policia i gjen 1.3 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali, një tjetër kapet me 93 doza gati për shitje (EMRI)

Carabinieri Arrest Suspect

2 shqiptarë janë arrestur pasi janë kapur me sasi të ndryshme kokaine në mjetet e tyre në zonën e Mestres në Italinë veriore.

Rasti i parë i përket një shqiptari me banim në Marghera, i cili u ndalua nga policia në zonën e Mestres me 1.3 kilogramë kokainë në makinë. I ndaluar gjatë kontrollit, burri u përpoq të sillej në mënyrën më të natyrshme të mundshme, por kur agjentët e celularit hapën bagazhin e makinës së tij, gjetën blloqet e kokainës gati për t’u ndarë.

Nga ana tjetër Kasem Marku, një 21-vjeçar po ashtu shqiptar, u arrestua natën e kaluar nga agjentët e komisariatit të Mestres së bashku me italianin Manuel Starinieri, pasi në makinë iu gjetën 93 doza kokainë gati për t’u shitur me një çmim të llogaritur rreth 700 euro.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×