Trafiku ndërkombëtar i drogës në Zvicër, drejtësia e Ticinos mbyll hetimet për operacionin me tetë të arrestuar, mes tyre dhe dy shqiptarë

Policia

Drejtësia e Ticinos, në Zvicër ka mbyllur një hetim një mujor për një trafik kokaine, ku tetë persona u arrestuan që nga marsi i kaluar.

Aktiviteti kriminal shtrihej në vende të ndryshme, duke përfshirë Spanjën, Francën, Holandën, Anglinë dhe Italinë, njoftoi policia kantonale e Ticinos. Rrjeti ishte aktiv që nga viti 2014.

Mediat e huaja shkruajnë se gjashtë shtetas zviceranë dhe dy shqiptarë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, mbetën të arrestuar.

Kokainë e kapur do të shitej në rajonin e Lokarnos. Në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe spanjolle, policia e Ticinos zbuloi transaksione financiare për të paktën 400 mijë euro dhe 215 mijë franga. Gjithashtu janë pastruar edhe disa milionë euro.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×