
Pasi shpëtuan nga pengmarrja, dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, vendosën të thyejnë heshtjen. Pas orësh të gjata në komisariat, ata u rrëfyen për hetuesit dhe hodhën dritë për një nga ngjarjet më të rëndë që tronditi Tiranën, ditët e para të janarit 2022, në Don Bosko, me një të vrarë e 4 të plagosur.
Krimi ndodhi më 4 janar në një lokal në kryeqytet, ku mendohej se rrinte shpesh Geron Hasanbelliu, armiku i përbetuar i Kasandër Nogës.
“Vrasja do të kryhej për llogari të Kasandër Nogës. Në shënjestër ishte kundërshtari i tij, Geron Hasanbelliu”, thanë vëllezërit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se ata nuk e kryen krimin, por iu dhanë informacion hetuesve për skuadrën e vrasësve që tentuan eliminimin e Geron Hasanbelliut, por gabuan shënjestrën.
Kujtojmë se sot në pranga kanë rënë 15 persona, pjesë e një grupi kriminal, që solli dhe zbardhjen e krimit në Don Bosko.
Arena e Lajmit