Spiunë rusë në Shqipëri?/ “Gjelat e opozitës të presim hetimin”, Balla për sulmin në uzinën e Gramshit: “Asgjësimi” në kohë

Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla komentoi ngjarjen që ndodhi në uzinën e armëve në Gramsh. Ai tha se tashmë priten hetimet për çështjen, dhe se politika, sidomos opozita duhet të presë.

“Mendoj që dhe vlerësoj se reagimi i të gjithë zinxhirit të strukturave shtetërore, qoftë në radhë të parë, të ministrisë së Mbrojtjes dhe të strukturës së saj, FA-ve, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të hetimit, ka qenë në nivelin më të mirë dhe të lartë.

Ka pasur përpjekje që dyshohet për aktivitet spiunazhi, e cila është asgjësuar sapo ka nisur. Ndaj institucionet meritojnë vlerësim.

Shqipëria mbetet vend anëtar i NATO-s, ka mbështetur dhe mbështet përpjekjet e botës demokratike, për mbështetje të rezistencës nga një pushtim i pajustifikuar nga ana e Rusisë dhe ndërkohë, do këshilloja këdo, edhe gjelat e politikës së opozitës, që të presim hetimin. Të presim verdiktin e institucioneve të sigurisë, që të zbardhet ngjarja. Ka një shprehje ose thënie popullorë që opinionin se japin dot gjelat e detit. Organet shtetërore meritojnë falënderim për asgjësimin në kohë të një përpjekje që dyshohet se mund të jetë aktivitet spiunazhi.”, tha Balla.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×