Sulmi në uzinën e armëve/ Salianji nxjerr videon nga debati me Peleshin: Institucionet e mbrojtjes më të pambrojturat! Kur dorëhiqet një ministër?!

Ervin Salianji1654199413

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka risjellë në vëmendje interpelancën që Komisioni i Sigurisë me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, ku e pyeti për mbrojtjen e ndërtesave ushtarake. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Salianji theksoi se koha i ka dhënë të drejtë, dike marrë shkas nga ngjarja që ndodhi në uzinën e armatimeve në Gramsh dhe në Poliçan.

Sipas Salianjit, ai ngriti 1 muaj më parë shqetësimin për nivelin e ulët të mbrojtjes së pronave të Forcave të Armatosura.

REAGIMI I SALIANJIT
Kur koha të jep të drejtë
Vetëm 1 muaj më parë në Komisionin e Sigurisë ngrita shqetësimin për nivelin e ulet të mbrojtjes së pronave të forcave të armatosura!
Qeveria nuk kishte shqetësim mbrojtjen e pronave të ushtrisë por përdorimin e policisë ushtarake për mbrojtjen e personaliteteve civile të ministrisë!
Praktikisht institucionet e mbrojtjes janë më të pambrojturat!
Kur dorëhiqet një ministër?
Çfarë pune bën ministri i mbrojtjes?

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×