Basha përkujton viktimat e komunizmit me thënien e At Zef Pllumit: Kurrë nuk është vonë për drejtësi!

Basha Luli2

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar viktimat e komunizmit.

Në një reagim në Facebook, Basha shprehet se kurrë nuk është vonë për drejtësi dhe se ndarja nga e shkuara totalitare dhe dënimi i saj janë sot imperative për shoqërinë.

Reagimi:

“Kurrgjanë mos kjosh i zoti me ba, rrno vetëm për me tregue.”

At Zef Pllumit

Ata mbijetuan për t’i treguar shqiptarëve dhe mbarë botës krimet e tmerrshme të komunizmit, vrasjet pa gjyq, persekutimin dhe ndarjen e familjeve shqiptare, vrasjen dhe burgosjet e mendjeve më të ndritura që kishte vendi. Shqipëria do t’ju jetë përjetë mirënjohëse!

Por ndërsa mbijetuan ata panë me trishtim se si u lartësuan xhelatët e tyre, vazhduan të kenë pushtet dhe të jenë të paprekshëm. Përjetuan dhimbjen e mos gjetjes së eshtrave të të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, zhdukjen e gjurmëve të krimeve dhe emrave të kriminelëve.

Kurrë nuk është vonë për drejtësi! Ndarja nga e shkuara totalitare dhe dënimi i saj janë sot imperative për shoqërinë, për paqen tonë sociale, për mbrojtjen e lirisë që është thelbi i idealit tonë europian, dhe për ngjadhënjimin e një të ardhmeje më të mirë.

300768361 619321439563089 6605632859756008214 N

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×