Da Silva bëhet çeshtje, zbulohet arsyeja që e “largon” nga Partizani

Ish-sulmuesi i Vllaznisë aktualisht është lojtar i lirë dhe pavarësisht se ka një marrëveshje verbale me Partizanin, nuk ka firmosur  ende zyrtarisht. Shkak i kësaj janë problemet fizike të sulmuesit, të shfaqura te Vllaznia.

VIKTOR DA SILVA 1

Ai aktualisht po rikuperohet nga një lëndim i shfaqur në finalen e Kupës ndaj Laçit. Te Partizani janë shumë skeptikë nëse 25- vjeçari ofron garanci për të gjithë sezonin.

Gjithashtu, ka rezerva edhe për karakterin disi të vështirë të sulmuesit. Duke u shtuar këtyre edhe faktin që Da Silva nuk pritet të jetë i gatshëm për të kontribuar në Europë, e vështirëson finalizimin e këtij operacioni. Gjithsesi, në momentin që Da Silva do të kryejë testin fizik të radhës, te Partizani do të vendosin përfundimisht transferimin apo jo të Da Silvës. Ky i fundit shënoi 8 gola në kampionat me Vllazninë.

DENIS LALA – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×