EMRAT/ Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas dhe u arratis, pranga 42-vjeçarit të shpallur në kërkim në Tiranë (VIDEO)

Plagosi Me Arme Zjarri Ne Tirane

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Tufinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Robert Doka, 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Denis Kuka, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Të shumë ishin qytetarët në vendin e ngjarjes, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje live se dy personat e përfshirë ngjarje, kanë pasur konflikte të mëparshme mes tyre. Aktualisht Kuka është në spital dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi J. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin J. D. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×