Shpesh herë transferimet e ëndrrave nuk shkojnë ashtu siç duhet, ku një rast është edh historia e talentit suedez , Martin Bengston dhe eksperiencës së tij te Interi.
Talenti suedez ka rrëfyer aventurën e cila shkoj dëshpërimisht keq për të te zikaltërit ku gjerat që pa dhe provoi e çuan deri aty sa tentoi edhe të vetëvritesh.
“ ‘San Siro’ ishte ëndërra ime, por që u kthye në një makth. Fitova të drejtën për të bërë një provim te Interi, ku mu premtua edhe një kontratë.
Gjërat nuk rezultuan ashtu siç u dukën dhe u detyrova të mbyllesha së bashku me disa futbollistë të tjerë që kishin ardhur me të njëjtin qëllim si edhe unë. Aty nuk kisha liri, gjërat u bënë aq keq sa tentova të vrisja veten 2 herë, presioni ishte shume i madh.
Vendosa të hiqja dorë në moshën 19-vjeçare. Fusha më mungonte, por sa herë bëja paraqitje të mira kur luaja në Suedi mediat fillonin të shkruanin dhe unë nuk e doja më atë vëmendje dhe thjesht hoqa dorë.” U shpreh Bengston.
Historia e Suedezit është kthyer në një film i titulluar “Tigers”, i cili do të shfaqet në kinematë italiane nga muaji i ardhshëm.
Arena e Lajmit

Loading…