I dënuar me 3 vite burg në Greqi, por fshehu formularin, dërgohet për gjykim kryebashkiaku i Mallakastrës, seancën e radhës pretenca e SPAK për Ismailaj

Qerim Ismailaj 750x500 1 675x4501

Pranohet kërkesa e prokurorisë për dërgimin për gjykim të çështjes së kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailajn, i cili akuzohet për nga SPAK për falsifikim të formularëve. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Meqë vepra penale në fjalë rrezikon dënim deri në 10 vite burg, i pandehuri paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërkohë që gjyqtare e çështjes është Irena Gjoka. Mësohet se seanca e themelit e radhës, që do të mbahet në orën 15:00 më datë 19 tetor, palët do paraqesin diskutimet përfundimtarë ku do të jepet pretenca.

Pak kohë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për ta kaluar dosjen për gjykim ndaj kryebashkiakut dhe e riktheu për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë, ku thuhet se kryebashkiaku është dënuar me 3 vite burg.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×