Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit.
Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë.
Të gjithë i drejtohemi kafesë pavarësisht kemi ngrënë apo jo mëngjes.
Shumë njerëz ndjekin zakonin e përditshëm atë të shoqërimit të kafesë me pak qumësht e sheqer.
Por nëse doni vërtetë të ëmbëlsoni paksa kafen tuaj në mëngjes, e jo vetëm, provoni si alternativë kafenë me pak mjaltë.
Është jo vetëm një mënyrë e shijshme e konsumimit të kafesë por mbi të gjitha një mënyrë e shëndetshme, përmes së cilës luftoni të ftohurën, gripin dhe virozat.
Mjalti përmban vitamina A, C dhe B, gjithashtu ai është i pasur me lëndë minerale si magnez, kalium, hekur dhe kalçium.
Mjafton të shtoni një lugë çaji me mjaltë në filxhanin e kafesë dhe ta trazoni mirë atë. Nëse e dëshironi më të ëmbël mund të shtoni edhe pak më shumë mjaltë.
Krahas shijes fantastike që i jep kafesë, kombinimi i saj me mjaltë është edhe një metodë natyrale kundër virozave dhe gripit.
Falë vlerave të tij ushqyese dhe vetitë antioksiduese, mjalti padyshim është më i miri.
Sheqeri nga ana tjetër nuk ka asnjë nga këto vlera ushqyese dhe sapo ai zbret në stomak shndërrohet në përbërës acidi.
Kërkimet shkencore thonë se kombinimi i kafesë me mjaltë është efektiv në çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes kur të prek i ftohti.
Trajtimi i gripit të lehtë përmes kësaj metode ka rezultuar e suksesshme, e sigurtë, me pak kosto dhe mbi të gjitha e shijshme.
Kafeja me mjaltë ndihmon edhe në shërimin e fytit të thatë si dhe problemet me kollën gjithashtu.
Megjithatë, në rastet kur organizmi është prekur nga e ftohura dhe simptomat janë të forta krahas metodave natyrale, mënyra më e mirë është t’i drejtoheni mjekut./AgroWeb.org