
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetin e tij Facebook një foto teksa shihet me të rinjtë.
Bashkangjitur fotos, Meta shkruan se kjo është edhe mënyra më e mirë për të nisur ditën.
“Nuk ka më bukur se sa ta nisësh ditën kështu!”, shkruan Meta.
Meta ndodhet në Jalë ku edhe është hapur kampi i të rinjve të kësaj force. Ai gjithashtu në një fjalim të zhvilluar ditë e djeshme (e hënë) tha se tashmë që nga 25 korriku ka hyrë në një luftë pa kthim kundër tradhtarëve.