Renato Sançez ishte një nga objektivat kryesorë të Milanit këtë merkato vere, i cili shihej si pasuesi i duhur i Frank Kesis që do të largohet drejt Barcelonës.
Gjithsesi për mesfushorin portugez pati dhe një interesim nga PSG-ja ditët e fundit, duke u bërë problem për Milanin.
Siç bëhet me dije në Francë, mesfushori e ka bërë zgjedhjen e tij, se cilën fanellë do të veshë sezonin e ardhshëm.
“Le Parisien” konfirmon se Sançez do të jetë futbollisti më i ri i PSG-së dhe pritet të firmosë shumë shpejt me kampionët e Francës.
Arena e Lajmit

Loading…